Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Shqiptarët e Teksasit protestuan në Austin në mbështetje të UÇK-së

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 19:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Shqiptarët e Teksasit protestuan në Austin në mbështetje të UÇK-së
Komuniteti shqiptar në Teksas zhvilloi një protestë para Kapitolit të shtetit në Austin, kundër verdiktit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe në mbështetje të luftës çlirimtare të Kosovës. Pjesëmarrësit mbanin flamujt e ShBA-ve, Kosovës dhe të Shqipërisë, si dhe pankarta me mesazhet “Not in My Name” dhe “Freedom Has a Name: UÇK”. Në protestë folën kryetari i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Teksas, Visar Visoka, veterani i UÇK-së, Ekrem Hyseni, ish-kryetari i komunitetit, Nazar Mehmeti, z. Bruno Ceka, Ruzhdi Halili, Agim Halili dhe zëvendëskryetari i Bashkisë së Wylie, z. Gino Mulliqi. Folësit e cilësuan verdiktin të padrejtë, shprehën besimin e tyre në procesin e apelimit dhe bënë thirrje për bashkimin e faktorit politik shqiptar në Kosovë dhe në diasporë për mbrojtjen e historisë së luftës çlirimtare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar