Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Wikipedia ndryshon biografinë e Hashim Thaçit: Hiqet cilësimi kontrovers nga hyrja

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 19:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Wikipedia ndryshon biografinë e Hashim Thaçit: Hiqet cilësimi kontrovers nga hyrja
Platforma e njohur enciklopedike, Wikipedia, ka ndërmarrë një ndryshim në faqen e dedikuar ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke larguar nga pjesa hyrëse përshkrimin “kriminel lufte i dënuar”. Ky formulim, i cili ishte vendosur pas zhvillimeve në procesin gjyqësor në Hagë, nuk është më pjesë e biografisë së tij kryesore. Në versionin e mëparshëm, biografia e Thaçit niste me përshkrimin si “politikan kosovar dhe kriminel lufte i dënuar”. Tashmë, kjo fjali është modifikuar dhe ai prezantohet thjesht si “politikan kosovar”, ndërsa në vijim të tekstit renditen detyrat e tij të larta shtetërore, duke përfshirë postet e kryeministrit, ministrit të Jashtëm, zëvendëskryeministrit dhe presidentit të Republikës së Kosovës. Ndonëse ky cilësim është hequr nga hyrja, Wikipedia nuk ka anashkaluar procesin gjyqësor ndaj tij. Informacionet për çështjen në Hagë janë zhvendosur në pjesët e tjera të biografisë, ku ofrohet një shpjegim i detajuar për zhvillimet ligjore, por pa përdorur përshkrimin denigrues në krye të faqes. Ky ndryshim vjen pas reagimeve të shumta dhe kritikave të adresuara ndaj formulimit të mëparshëm. Lajmin për këtë përditësim e ka bërë të ditur edhe profesori i UBT-së, Blerton Abazi, i cili ishte ndër zërat që kishte ngritur shqetësimin për këtë çështje. Duke njoftuar për ndryshimin, ai vlerësoi përpjekjet për korrigjimin e tekstit. “Pjesa ballore e tekstit u ndryshua, ndërsa poshtë është shtuar shpjegimi i gjithë procesit. Nuk është më e mira, por megjithatë në hapje të faqes nuk figuron teksti i mëparshëm”, ka shkruar Abazi, duke falënderuar njëkohësisht të gjithë ata që kontribuan, me theks të veçantë “grupin e Wikipedia” për reagimin e tyre.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar