Sport
John Bolton shpërthen ndaj Gjykatës Speciale: Institucion i paligjshëm dhe me prapavijë të rëndë politike
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare në SHBA, John Bolton, ka ngritur shqetësime të forta rreth proceseve gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar se ato përmbajnë elemente të theksuara politike.
Gjatë një interviste për A2CNN, Bolton e ka cilësuar këtë institucion si të paligjshëm, ndërkohë që ka vënë në pah rrezikun e mungesës së mbikëqyrjes dhe pasojat negative që një situatë e tillë mund t'i sjellë sistemit të drejtësisë.
Sipas tij, qasja më e drejtë dhe efektive do të ishte që vetë vendet e përfshira, si Kosova dhe Serbia, të merrnin përsipër hetimin dhe gjykimin e ish-liderëve të tyre përmes mekanizmave vendorë të pavarur të drejtësisë.
“Pikëpamja ime është që këto gjyqe kanë patur një element të rëndë politik dhe nuk është një pyetje abstrakte për të kërkuar drejtësi, për çdo kënd që është i përfshirë në konflikt. Pikëpamja ime për një kohë të gjatë ka qenë është që nëse e merr këtë si shembull, që ilaçi më i mirë për ato lloj sjellje nga ish-drejtuesit, në rastin e Serbisë, është që të bëjnë ata vendimin për të hetuar dhe dënuar ish-liderët e tyre, po ashtu me Kosovën, për të përfunduar konfliktin dhe çfarë do që palët duhet të vënë mbrapa shpatullave të tyre, për të kërkuar atë drejtësi, që vetëm një tribunal i pavarur mund ta bëjë, mendoj që nuk është e duhura.
Të shkuarën me të harruarën, nuk besoj se është forma e duhur, por duhet të arrijë një kohë, kur kjo është e vetmja mënyrë si mund ta bësh. Më e mira është të shikojmë drejt së ardhmesh, dhe kjo mund të jetë përgjigjja e duhur, nuk po e paragjykoj por mendoj se nëse inkurajon pjekurinë politike, duke patur vendet që të gjykojnë vet ish-liderët e tyre, nëse kanë bërë gjënë e duhur, apo kanë bërë gabime nga një trup që është e pavarur, nuk kemi për ta parë asnjëherë fundin”, u shpreh Bolton.
I pyetur nëse Haga po krijon një precedent të rrezikshëm për lëvizjet çlirimtare në shkallë globale, ai shtoi:
“Është e mundur, por njerëzit e kanë humbur interesin te trupi gjykues dhe ideja që vendet që e kanë ngritur trupin gjykues, do ta supervizonin, kjo është zhdukur dhe për mua kjo shkon te paligjshmëria e këtij institucioni, dhe nuk reflektojnë çfarë Amerika beson për një kohë të gjatë, që e vetmja mënyrë korrekte, e duhur, për të bërë drejtësi, është nëpërmjet një sistemi të drejtësisë nga shtetet e pavarura si për sistemin e prokurorisë dhe gjyqësorin. Mendoj që kjo gjykatë është e paligjshme dhe shembujt që po jepni demonstron që trupi, prokuroria, kanë bërë gabimet e tyre”.
Në pyetjen se a duhet të shpërbëhet kjo gjykatë sa më parë, diplomati amerikan u përgjigj:
“Ka qenë një kohë e gjatë që prej shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, dhe të mendosh në një pikë që mund ta quash këtë një fund, sinqerisht s’jam i sigurt që vendet që e kanë krijuar këtë gjykatë… Nëse dikush është i pakënaqur, nëse Kosova është e pakënaqur, duhet të flasin dhe ta thonë që kemi arritur kufijtë e tolerimit. I ka tejkaluar kufijtë e asaj që mendonim dhe kishim rënë dakord. Dikush duhet ta kuptojë që këto trupa gjykuese kur u krijuan nuk ishin kaq virtuoze sepse ishin ndërkombëtare, dhe që mungesa e mbikëqyrjes mund të çojë drejt rrethanave ku ato humbasin rrugët dhe shkojnë në drejtime që askush s’i kishte menduar dhe shkaktojnë dëme. Duke u fokusuar në mendjengushtësi, për akuzat e gabimeve gjatë luftës, siç e bënë, japin mundësinë për mospajtim dhe heqin dorën nga çfarë do lloj përgjegjësie dhe forme papërgjegjshmërie që liderët kanë bërë në të kaluarën”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: