Sport
Karriera e suksesshme e hendbollistes kosovare Erza Dreshaj në elitën e hendbollit norvegjez
Reklamë e Sponsorizuar
Hendbollistja e talentuar nga Kosova, Erza Dreshaj, po shkëlqen me paraqitjet e saj në kampionatin norvegjez, ku është pjesë e rëndësishme e skuadrës Kjelsas IL.
Prania e saj shtrihet edhe në skenën ndërkombëtare si pjesë e Kombëtares së Kosovës, ku ajo angazhohet me përkushtim të plotë për të kontribuar për fanellën dardane në çdo paraqitje zyrtare.
Ajo ka dhënë një kontribut thelbësor edhe në dy sfidat e fundit të përfaqësueses, kur Kosova arriti një sukses historik duke eliminuar Estoninë në kuadër të fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror.
E dalluar për energjinë e saj të pashtershme në parket, Dreshaj mbulon me sukses pozitën e fundores së majtë, duke u shndërruar në një armë të fortë për ekipin e saj.
Pas mbylljes së javës së tetë në kampionatin e Norvegjisë, skuadra e saj pozicionohet në vendin e tetë të tabelës me pesë pikë të grumbulluara, në një garë ku konkurrojnë gjithsej 14 skuadra.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: