Sport
Egnatia gati për sfidën në Rumani: Nevil Dede zbardh formacionin për duelin ndaj Craiovës
Reklamë e Sponsorizuar
Skuadra e Egnatias është gati për një tjetër provë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, teksa do të përballet me Craiovën në kuadër të raundit të tretë të Conference League. Ndeshja, e cila pritet me interes të lartë, do të zhvillohet në Rumani, me fillim nga ora 21:00.
Teknikët Filipe Coelho dhe Nevil Dede kanë finalizuar planet e tyre taktike, duke përzgjedhur 11-shet titullare që do të hedhin në fushë nga minuta e parë për të kërkuar një rezultat pozitiv.
Në kampin rrogozhinas, risia kryesore në mbrojtje është aktivizimi i Ajetit, i cili zë vendin e Sotës së dëmtuar. Sa i përket repartit ofensiv, trajneri Dede ka vendosur t’i besojë dyshes Loukili dhe Adjessa. Ndërkaq, në vend të Grudës, në formacion është pozicionuar lojtari që më herët ka qenë pjesë e Elbasanit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: