Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Dy komisione do të drejtohen nga LDK-ja në legjislaturën e re të Kuvendit

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 17:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Dy komisione do të drejtohen nga LDK-ja në legjislaturën e re të Kuvendit
Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar deputetët që do ta përfaqësojnë grupin parlamentar në 16 komisionet e Kuvendit të Kosovës. Sipas propozimeve, LDK-ja do të ketë dy kryetarë komisionesh. Jehona Lushaku-Sadriu është propozuar për kryetare të Komisionit për Integrimin Evropian, ndërsa Besian Mustafa për kryetar të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Deputetët e tjerë të LDK-së janë propozuar si zëvendëskryetarë dhe anëtarë në komisionet përkatëse. 1.Komisioni për Buxhet, Punë e Transfere: Avdullah Hoti – anëtar 2. Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim: Kujtim Shala – anëtar. 3. Komisioni për Legjislacion: Doarsa Kica-Xhelili – zëvendëskryetare e parë. 4. Komisioni për Integrimin Evropian: Jehona Lushaku-Sadriu – kryetare. 5. Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë: Lutfi Haziri – anëtar. 6. Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport: Hykmete Bajrami – anëtare. 7. Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion: Ermal Sadiku – anëtar. 8. Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport: Ukë Rugova – zëvendëskryetar i parë. 9. Komisioni për Shëndetësi: Albena Reshitaj – anëtare. 10. Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal: Armend Zemaj – anëtar. 11. Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes: Fadil Hadërgjonaj – zëvendëskryetar i parë. 12. Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione: Janina Ymeri – anëtare. 13. Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike: Besian Mustafa – kryetar. 14. Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë: Anton Quni – anëtar. 15. Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini: Paris Guri – zëvendëskryetar i parë. 16.Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Persona të Pagjetur: Arben Gashi – anëtar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar