Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Sekuestrohet armë zjarri dhe municion...

Redaksia Lajmetereja • 04-11-2026 21:20
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Sekuestrohet armë zjarri dhe municion...
Gjakovë, 4 nëntor 2026 Stacioni Policor në Gjakovë ka pranuar informatën disa ditë më parë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Skivjan. Pas pranimit të informatës, njësitë relevante policore kanë ndërmarrë veprime operative dhe hetimore për identifikimin e personit të dyshuar dhe lokalizimin e vendit nga ku dyshohej se ishin kryer të shtënat. Si rezultat i hetimeve të zhvilluara, Policia ka siguruar dëshmi të mjaftueshme dhe ka siguruar urdhëresë nga gjykata kompetente për kontroll të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar: – një (1) pistoletë, – një (1) sprej, – pesëdhjetë e tetë (58) fishekë, shtatëmbëdhjetë (17) gëzhoja. Në koordinim me prokurorin e Shtetit, ndaj personit të dyshuar janë iniciuar rastet për veprat penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar