Kronikë
KOMUNIKATË E PËRBASHKËT NGA POLICIA...
Reklamë e Sponsorizuar
Prishtinë, 4 nëntor 2026 – Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës dhe me mbështetjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), më 3 nëntor 2026, pas një hetimi të zhvilluar, ka realizuar një operacion policor në rajonin e Ferizajt dhe të Prishtinës, me ç’rast janë arrestuar pesë persona dhe është sekuestuar 37 kg substancë e dyshuar heroinë.
Gjatë konferencës për media u.d Kryeprokurori i PSRK, z.Dren Paca tha se është njëri ndër operacionet më të mëdha të këtij lloji të ndërmarra në vend, i cili dëshmon rëndësinë e angazhimit të koordinuar institucional në luftimin e trafikimit të narkotikëve dhe të krimit të organizuar.
Prokurori Dema, deklaroi se sipas dyshimeve fillestare, sasia e narkotikëve dyshohet të jetë transportuar nga vendet aziatike në Republikën e Kosovës, ndërsa theksoi se ndaj të dyshuarve do të ndërmerren të gjitha veprimet e mëtejshme procedurale, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.
Ndërsa, drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në PK, z.Reshat Murseli tregoi se çfarë u sekuestrua tjetër, gjatë operacionit:
– 5,300 euro dhe 100 dollarë amerikanë para të gatshme;
– Një veturë;
– Dhjetë telefona celularë;
– Një pajisje DVR për regjistrimin e kamerave të sigurisë;
– 15 fishekë të kalibrit 9×19 mm;
– Një prerëse.
Të dyshuarit, me urdhër të PSRK janë ndalaur për 48 orë dhe dyshohen për kryerjen e veprave penale: ngarkohen me dyshimin për përfshirje në veprat penale:“Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.
Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm me Prokurorinë Speciale, do të vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale lidhur me këtë rast.https://www.facebook.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: