Sport
Dy ekstradime brenda ditës, një person dërgohet në Gjermani e tjetri kthehet nga Italia
Reklamë e Sponsorizuar
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka realizuar dy ekstradime të personave të kërkuar ndërkombëtarisht përmes INTERPOL-it.
Sipas njoftimit, një shtetas gjerman me inicialet D.J. është ekstraduar nga Kosova në Gjermani, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë gjermane për përfshirje në veprën penale të trafikimit me narkotikë.
Ndërkaq, nga Italia në Kosovë është ekstraduar shtetasi kosovar me inicialet B.B., i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprat penale fajde dhe detyrim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: