Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

LIVE: Ja rezultatet në Champions League

Redaksia Lajmetereja • 04-11-2026 20:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
LIVE: Ja rezultatet në Champions League
(E plotësuar)– 14' Leipzig - Manchester City lojë e mirë. 9' Noni Madueke shënon pas një pasimi fantastik në thellësi nga Viktor Gyökeres. Sulmuesi anglez gjendet i lirë brenda zonës, ka kohë të zgjedhë këndin dhe me një goditje të fuqishme e dërgon topin në këndin e poshtëm të djathtë të portës! RezultatetBorussia Dortmund – Real Betis 0:0Porto – Napoli 1:0Lens – Como 0:1PSV – Club Brugge 0:0Leipzig – Manchester City 0:0Slavia – Arsenal 0:1Viking – Sabah 0:1 Sulmuesit e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, dhe të Shqipërisë, Stavros Pilios, shënuan sonte në Ligën e Kampionëve. Vedat Muriqi, i cili u aktivizua në minutën e 63-të, u bë protagonist i fitores së Fenerbahçes me rezultat 3:2 ndaj Liverpoolit. Ndërkohë, Stavros Pilios realizoi për AEK-un, por goli i tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen 2:3 ndaj Real Madridit në Athinë. Vedat Muriqi, heroi i përmbysjes Fenerbahçe mori tri pikë me peshë të madhe ndaj Liverpoolit. Aktivizimi i Vedat Muriqit i dha më shumë gjallëri lojës së skuadrës turke, ndërsa sulmuesi i Kosovës u inkuadrua në vend të Romelu Lukakut. Në minutën e 25-të, Trey Nyoni shënoi një gol të bukur për Liverpoolin. Pas një aksioni të shpejtë, ai goditi topin me të parën nga jashtë zonës së rreptësisë, duke e dërguar në rrjetë për 0:1. Dy minuta më vonë, Irfan Can Kahveci goditi fuqishëm me volej nga afërsia, por topi u përplas në traversë. Në minutën e 29-të, Mason Greenwood ekzekutoi një goditje të lirë. Topi u devijua nga një mbrojtës dhe përfundoi në rrjetë, duke e lënë Alissonin të pafuqishëm për të reaguar. Rezultati u bë 1:1. Në minutën e 69-të, Alexander Isak shënoi me kokë nga afërsia, pas harkimit të Cody Gakpos, duke rikthyer epërsinë e Liverpoolit, 1:2. Por Fenerbahçe nuk u dorëzua. Në minutën e 73-të, Archie Brown shënoi për 2:2, pas një aksioni në të cilin u përfshi edhe Gakpo. Goli i fitores erdhi në minutën e 79-të. Archie Brown dhuroi një pasim të bukur në zonë, ndërsa Vedat Muriqi u tregua i saktë nga afërsia, duke e dërguar topin me kokë në këndin e poshtëm të portës për rezultatin përfundimtar 3:2. Reali fiton në frymën e fundit Real Madridi ka arritur një fitore dramatike, 3:2, ndaj AEK-ut në Athinë, duke shmangur befasinë në minutat e fundit. Në minutën e 12-të, Luka Joviq asistoi për Aboubakary Koitën, i cili brenda zonës goditi me mjeshtëri në këndin e majtë të portës, duke mposhtur Thibaut Courtois për 1:0. Në minutën e 32-të, Jude Bellingham shënoi një gol fantastik me thembër, pas një aksioni të bukur të Real Madridit, duke barazuar rezultatin në 1:1. Marc Cucurella ishte asistuesi i këtij goli. Në minutën e 75-të, Stavros Pilios përfitoi nga një pasim i saktë i Aboubakary Koitës brenda zonës dhe, me një goditje të ulët në qendër të portës, shënoi për 2:1 në të mirë të AEK-ut. Megjithatë, epërsia e vendasve zgjati vetëm tri minuta. Në minutën e 77-të, Kylian Mbappe realizoi nga afërsia, pas një pasimi të Denzel Dumfries, duke barazuar rezultatin në 2:2. Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, Federico Valverde shënoi në minutën e 90+2-të, duke i dhuruar Real Madridit fitoren dramatike me rezultat 3:2.. Arsenal luan në Çeki ndaj Slavia Pragës. Pas barazimit me Bayern-in, “Topçinjtë” kërkojnë të rikthehen te fitorja. Në Gjerami, Manchester City do të përballet me Leipzig. “Qytetarët” kanë marrë gjashtë pikë deri tani, ndërsa vijnë pas fitores së thellë 5-1 ndaj AEK-ut. Përballje e luftuar pritet të jetë edhe ajo mes Portos e Napolit në Portugali, ku do të kërkohen me ccdo kusht 3 pikët. Dortmund ka një ndeshje të vështirë në letër, pasi pret në shtëpi spanjollët e Betis. Duelet e tjera janë: Lens-Como, PSV-Club Brugge dhe Viking-Sabah.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar