Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

“As në Spaç të më çoni, nuk përkulem!” – Veliaj zbardh prapaskenat e takimit me ministrin Gogu në qeli

Redaksia Lajmetereja • 04-11-2026 19:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“As në Spaç të më çoni, nuk përkulem!” – Veliaj zbardh prapaskenat e takimit me ministrin Gogu në qeli
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë publike shënimet e ditarit të tij nga takimi që ka zhvilluar në ambientet e paraburgimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu. Në këtë dokument personal, ai ka trajtuar një sërë çështjesh të rëndësishme, duke nisur nga aludimet për transferimin e tij në burgun e Fierit, te organizimi i protestave të ndryshme dhe çështja e pazgjidhur e drejtimit të Bashkisë së Tiranës. Në shënimet e tij, Veliaj ka hedhur poshtë me forcë çdo pretendim se ai qëndron pas financimit apo organizimit të protestave të studentëve apo lëvizjes së njohur si “Flamingot”. Ai i ka cilësuar këto akuza si “gjepura që ngjajnë me kohën e Enverit”, duke shtuar se nuk do të pranojë asnjë lloj shantazhi dhe se nuk do të përkulet përpara asnjë presioni, qoftë edhe nëse dërgohet në burgun e njohur të Spaçit. Më tej, kreu i bashkisë ka qenë i prerë sa i përket fatit të institucionit që drejton, duke theksuar se nuk ka ndërmend ta delegojë detyrën. Sipas tij, mandati i besuar nga Gjykata Kushtetuese dhe nga 160 mijë vota të qytetarëve të majtë është i padiskutueshëm, ndërsa ka sjellë në vëmendje se rikthimi i tij i shkurtër në detyrë shërbeu për zhbllokimin e disa projekteve vitale për kryeqytetin. Në fund të shënimeve, Veliaj ka përmendur edhe avokatin e tij, Plarent Ndrecaj, duke e vlerësuar si një mbështetës të vërtetë gjatë kësaj periudhe sfiduese. Reagimi i plotë i Veliajt: 1 – Transferim si “nder” + protestat – E kuptoj që je veç lajmësi, jo autori – s’të vë faj ty, mbetesh miku im, pavarësisht rolit. – Turp që KM merret vetë me internimet. – Nëse R. mendon se duke më larguar dhe izoluar nga familja bëhet i madh – he belittles himself – dhe gardianët në burgje e tallin. – Bëtë goditje të madhe, për të dalë kaq të vegjël, pity. – Më çoni dhe në Spaç po deshët, nuk përkulem e nuk shantazhohem. – Çfarë “nderi” duhet t’i njoh KM? Që negocion me prokurorët për sa akuza do kem e sa vite do marr? – Ç’a dmth hera e fundit si baba? Kërcënim? – Kjo e prok që thua “duan të më hanë të gjallë, e më duan të vdekur” është turp për ju që bëni këto muhabete – Nuk jam organizator e financues as i Flamingove, as studentëve – këto janë gjepura si në kohë të Enverit! Ku është katandis shteti, gjeti armikun e brendshëm – Kur ruaja unë Tiranën nga dhuna 54 javë digjej bashkia s’ju akuzoja ju dhe pse digjej BT me molotovë e s’lëvizi gishtin kush. – Si mund të rrëzoj rendin kushtetues nga burgu? A jeni në vete apo e thoni të qetësohet KM? I kuptoni fjalët që thoni? Ju paska thënë dhe terrorizëm! HAHA – Unë nuk i bie shtëpisë sime me gurë. PS jo e jo, po flas Tiranën. Jam marrë me çdo semafor, pllakë në shesh, sinjalistikë etj. më dhemb më shumë se të gjithë ju bashkia. – Po ju s’keni nga ta dini, keni një qeveri ku asnjë ministër s’ka bërë një ditë opozitë. – Unë isha aty në 21 janar, aty për grevën e urisë, aty në “28 janar” (e di KM sh mirë), e verën 2011 me R e lanë të gjithë vetëm. – Ku ishin këta sot ministra? Ndaj e kanë kollaj ta gjënjejnë e helmojnë, me “armiq të brendshëm” se s’kanë as memorie, sillen si palaçot tek “rrobat e mbretit” – Bëra dy postime politike vetëm – 1 për Hashën dhe UÇK + 1 për Vuçiçin. Nuk flisni me mua 20 muaj e ju kap tartakuti e merreni me birucat. I qëndroj postimeve, ju merruni me birucat. – Përgjigja për KM është: Nuk i organizoj protestat, po as nuk më intimidon dot me këto sajesa që i përbuz me neveri. Fuckin’ grow up, ku ju del koha të merreni. – Jo këtu, po në Spaç të më çoni 100 vjet nuk më përkulni dot. Ta harrojë R. – Nuk e delegoj BT. E delegova 18 muaj. Mandatin ma dha GJK dhe populli i majtë e qytetar 160 mijë vota – 0 vendime të rëndësishme – 0 kredi të lëshuara, madje humbëm dhe Katarin te Bulevardi Ri, dhe BEI te Lana – Në pak javë që e mora u zhbllokuan 6 shkolla në shtator, +1500 kredi të buta – Jo se jam më i afti, po se jam zgjedhur, ndaj dhe më i përgjegjshëm – KM premtoi do merrej vetë, po plehrat u bënë mullar, ikën socialistët dhe sollët Dash Sulën e vogël që vinte
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar