Aktuale
Kim Kardashian nuk heq dorë nga ëndrra për t’u bërë avokate, pavarësisht dështimit në provimin e jurisprudencës
Reklamë e Sponsorizuar
Ylli i reality show-t, Kim Kardashian, nuk ka hequr dorë nga synimi për t’u bërë avokate, edhe pse në vitin 2025 dështoi në provimin e jurisprudencës në Kaliforni.
46-vjeçarja zbuloi se dëshira për të ndjekur gjurmët e babait të saj të ndjerë, Robert Kardashian, mbetet ende e fortë.
“Gjithmonë e kam në mendje provimin e jurisprudencës”, deklaroi ajo për revistën People, gjatë premierës së sezonit të dytë të serialit “All’s Fair”, të mbajtur të hënën në New York.
Ajo shtoi se do të presë momentin e duhur për t’iu rikthyer përgatitjeve, kur të ketë më shumë kohë të lirë për t'u përqendruar në këtë synim.
Ndërkohë, kolegia e saj në serial, Sarah Paulson, shprehu bindjen se Kim do të jetë një avokate e shkëlqyer.
Kardashian bëri të ditur planet për t’u bërë avokate në vitin 2019, pasi nisi angazhimin në çështjet e reformës në drejtësinë penale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: