Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi

Hapa konkretë drejt BE-së: Shqipëria mbyll katër kapituj negociatash

Redaksia Lajmetereja • 04-11-2026 15:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, ka vlerësuar lart ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit, duke vënë në pah se vendi jo vetëm që ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave, por ka arritur të mbyllë tashmë katër prej tyre. Këto deklarata u bënë gjatë konferencës për shtyp ku u bë publike Strategjia e re e Zgjerimit të BE-së. Me këtë rast, zyrtarja e lartë europiane renditi Shqipërinë, krah Moldavisë dhe Ukrainës, si shtete që po shënojnë hapa galopantë dhe rezultate domethënëse në procesin e përafrimit me bllokun euroatlantik. Pavarësisht suksesit të arritur, Kos u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të mos ndalin ritmin e reformave, duke u fokusuar te prioritetet kyçe. Ajo veçoi shtetin e së drejtës, konsolidimin e pavarësisë së gjyqësorit, garantimin e lirisë së medias dhe respektimin e të drejtave themelore si shtylla të pazëvendësueshme. “Për Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën, gjithë avancimi sa i përket futjes në BE është i rëndësishëm dhe të këtyre 4 vendeve që po avancojnë shumë shpejt. Në vijim do të donim që të kishte më shumë dialog me vende të ndryshme dhe të eksplorojmë më shumë mundësi sa i përket integrimit. Shqipëria hapi të gjithë kapitujt, ka mbyllur 4 prej tyre dhe kjo është arritje shumë e rëndësishme. Duhet të mbyllë disa reforma sa i përket reformave në vijim. Shteti i së drejtës, pavarësia e gjyqësorit, pavarësia e medias dhe mbrojtja e të drejtave thelbësore kanë rëndësi për Shqipërinë jo vetëm për t’u bërë pjesë e BE, pro edhe për jetën e përditshme të qytetarëve”, u shpreh ndër të tjera komisionerja Kos.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar