Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Shqipëria luan ndeshjen e fundit me Irlandën e Veriut

Redaksia Lajmetereja • 04-11-2026 15:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Shqipëria luan ndeshjen e fundit me Irlandën e Veriut
Shqipëria zhvilloi ndeshjen e tretë në Regions Cup, teksa u mund me rezultatin 0:5 nga Irlanda e Veriut, në takimin e luajtur në stadiumin “Arena Egnatia”. Skuadra kuqezi nuk arriti të merrte një rezultat pozitiv, ndonëse krijoi disa raste për shënim gjatë sfidës. Trajneri Ardian Haçi e nisi ndeshjen me këtë formacion: Klaudio Blloshmi, Aldi Pjetri, Gersi Merepeza, Klejti Mamutaj, Stiven Memoçi, Klodian Shehu, Xhonaldo Prenga, Olsi Sokoli, Ronaldo Alillari, Romeo Pillati dhe Albis Dajti. Pjesa e parë ishte relativisht e ekuilibruar. Irlanda e Veriut kaloi në avantazh në minutën e 25-të me anë të Dinu. Pak pas gjysmë ore lojë, Mamutaj ishte pranë golit të barazimit, por goditja e tij u ndal nga shtylla. Në minutat e fundit të pjesës së parë, Mahoney shënoi golin e dytë për miqtë. Edhe në fraksionin e dytë, kuqezinjtë patën mundësinë të ngushtonin diferencën, por këtë herë ishte Pillati që goditi traversën. Ndërkohë, Irlanda e Veriut shfrytëzoi minutat e fundit të takimit, duke shënuar edhe tre gola të tjerë me Lavery, McNeill dhe Herron, për të vulosur fitoren 0-5. Kjo ishte ndeshja e tretë e Shqipërisë në këtë edicion të Regions Cup. Më herët, skuadra e drejtuar nga Ardian Haçi ishte përballur edhe me Italinë dhe Sllovakinë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar