Aktuale
Tragjedi në Elbasan: Humb jetën 83-vjeçarja nga shpërthimi i fuqishëm, tetë të lënduar
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit këtë të mërkurë, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm ka ndërruar jetë një grua e moshuar 83-vjeçare.
Ndërkohë, burimet konfirmojnë se tetë persona të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar urgjentisht në spital, pasi kanë mbetur të asfiksuar nga prania e madhe e tymit në zonë.
Në vendngjarje kanë zbarkuar menjëherë forcat zjarrfikëse, efektivat e policisë dhe ekipet e ndihmës së shpejtë, të cilët po punojnë intesivisht për menaxhimin e situatës, evakuimin e banorëve dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve që sollën këtë tragjedi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: