Politikë
Koçeku pas protestave: Tubimet do të vijojnë, tani kërkohet përfaqësim politik dhe listë për Kuvend
Reklamë e Sponsorizuar
Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, ka bërë një reagim publik në rrjetet sociale lidhur me fatin e mëtejshëm të protestave, duke nënvizuar se debati tashmë nuk ka të bëjë me pyetjen nëse ato do të vazhdojnë apo jo, por me organizimin dhe strukturimin e tyre politik.
Përmes një postimi, ajo ka theksuar domosdoshmërinë e arritjes së një konsensusi të gjerë, i cili do t'i hapë rrugë përgatitjes së një liste zyrtare përfaqësimi për në Kuvendin e Shqipërisë, krahas aksioneve në sheshet publike.
Në thirrjen e saj, Koçeku u drejtohet qytetarëve për solidaritet më të madh, ndërsa subjekteve politike, qofshin ato tradicionale apo të reja, u kërkon të mbështesin një organizim të pavarur dhe legjitim të gjeneratës së re.
“Nuk asht ma çështja nëse protesta do të vazhdojë apo jo. Protesta do të vazhdojë, kjo s’ka dyshim. Çështja ma e rëndësishme sot asht se si protesta duhet të marrë nji formë përfaqësimi, të gjejë mënyrën e duhun për nji konsensus sa ma të gjanë dhe, përveçse aktive në sheshet publike, të jetë gati për nji listë përfaqësimi në institucionin ma të naltë të kësaj Republike, që asht Kuvendi i Shqipnisë.
Për këtë duhet solidaritet në popull dhe nji mirëkuptim prej të gjitha partive, të vjetra e të reja, që t’i lirojnë rrugë organizimit dhe përfaqësimit ma të pamvarun e ma legjitim të këtyne 35 viteve tranzicion, përfaqësimit të rinisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: