Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Rrëfimi prekës në Big Brother VIP Kosova 5: Nichi reagon ashpër ndaj Bejtës pas fjalës 'bir'

Redaksia Lajmetereja • 04-11-2026 14:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Rrëfimi prekës në Big Brother VIP Kosova 5: Nichi reagon ashpër ndaj Bejtës pas fjalës 'bir'
Një bisedë mes banorëve të shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 5, ka marrë një rrjedhë tejet emocionale, pasi reperi Nichi ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj mënyrës së komunikimit të përdorur nga konkurrenti tjetër, Bejta. Gjatë diskutimit mes tyre, Bejta iu drejtua Nichit duke e quajtur 'bir', një term ky që nuk u prit aspak mirë dhe solli menjëherë reagimin e ashpër të reperit. Nichi e sqaroi menjëherë se humbjen e babait e ka përjetuar para dy vitesh dhe theksoi se nuk dëshiron që kjo ngjarje e dhimbshme personale të përfshihet në debatet brenda shtëpisë. “Një baba e kam pasur o Bejtë. Vetëm një. Është shkuar ai që dy vjet. Nuk kam ardhur këtu për t'u viktimizuar. T'i thuash bir dikujt është nënçmim”, u shpreh ai gjatë bisedës. Ky reagim solli në vëmendje një prej momenteve më të vështira të jetës së tij, duke qartësuar se ai nuk kërkon të tërheqë vëmendjen përmes viktimizimit, por gjithashtu refuzon çdo shprehje që e konsideron fyese apo pëubulëse. Pas këtij sqarimi emocional, Bejta ka kërkuar falje menjëherë, duke u arsyetuar se nuk ka qenë në dijeni të kësaj ngjarjeje personale të bashkëbanorit të tij. Dinamikat brenda shtëpisë tashmë kanë nisur të marrin formë, ndërsa banorët po njohin më mirë njëri-tjetrin përmes diskutimeve dhe debateve të para.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar