Sport
Debutim me gol në Angli, sulmuesi shqiptar Ditmir Hoxha gjen rrjetën e parë me Leeds United U-21
Reklamë e Sponsorizuar
Talenti i ri shqiptar, Ditmir Hoxha, ka lënë shenjë në futbollin anglez duke realizuar golin e tij të parë zyrtar me fanellën e ekipit të moshave U-21 të Leeds United.
Hoxha u hodh në fushë si zëvendësues në minutën e 71-të të takimit dhe iu theu mbrojtjen kundërshtarëve vetëm katër minuta më vonë, duke u dhënë një impuls të ri lojës së skuadrës së tij.
Sulmuesi i talentuar, i cili gjatë merkatos së verës së kaluar ndërroi ambient duke kaluar nga radhët e KF Rabotniçkit te gjiganti anglez Leeds United, ka arritur të shënojë golin e tij të parë me fanellën e skuadrës U-21 në kuadër të ndeshjeve për Kupën e Ligës së Anglisë.
Pavarësisht paraqitjes pozitive të sulmuesit, Leeds United u mposht me rezultatin 3:1 nga Hartlepool United, duke përfunduar kështu aventurën e tyre në këtë kompeticion.
Megjithatë, nota më e ndritur e mbrëmjes për skuadrën angleze mbetet goli i Ditmir Hoxhës, i cili realizoi të vetmin gol për ekipin e tij, duke shënuar kështu momentin e tij të parë historik si golashënues që nga transferimi në futbollin anglez.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: