Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Rreziku nga pijet energjike: Lidhja e drejtpërdrejtë me arrestin kardiak te të rinjtë

Redaksia Lajmetereja • 04-11-2026 13:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Rreziku nga pijet energjike: Lidhja e drejtpërdrejtë me arrestin kardiak te të rinjtë
Pijet energjike dhe produktet shtesë që përmbajnë nivele të larta kafeine dhe stimulues të tjerë janë lidhur ngushtë me një frekuencë më të lartë të arresteve kardiake dhe infarkteve, sidomos në grupmoshën 18 deri në 34 vjeç. Ky përfumdim vjen nga një analizë paraprake e bërë publike nga Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA). Një ekip hulumtuesish nga Universiteti i Virxhinias mori në shqyrtim më shumë se 28 mijë njoftime për efekte anësore negative, të cilat ishin regjistruar nga Agjencia Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në harkun kohor 2017–2025. Gjatë këtij procesi, ekspertët bënë një krahasim mes rasteve që kishin të bënin me konsumimin e pijeve energjike e suplementeve me kafeinë dhe atyre të artikujve që nuk kishin përbërës të tillë. Të dhënat treguan se arresti kardiak shfaqej rreth 11 herë më shpesh te personat që konsumonin produkte me stimulues. Nga ana tjetër, sulmi në zemër u regjistrua 4.5 herë më shpesh, kurse anomalitë në ritmin e zemrës dolën të ishin rreth katër herë më të shpeshta. Statistikat gjithashtu treguan se afërsisht 45 për qind e të gjitha raporteve për komplikime kardiake i përkisnin të rinjve të moshës 18 deri në 34 vjeç, një kategori demografike që zakonisht nuk konsiderohet se paraqet rrezik të lartë për sëmundjet e zemrës. Një burim shtesë alarmi mbetet përqendrimi i lartë i kafeinës në këto pije. Disa prej tyre përmbajnë deri në tri herë më shumë kafeinë për mililitër në krahasim me kafenë tradicionale, ndërsa disa suplemente që përdoren para aktivitetit fizik mund të kenë deri në 12 herë më shumë. Edhe pse ekspertët kujtojnë se një dozë deri në 400 miligramë kafeinë në ditë vlerësohet e sigurt për pjesën më të madhe të të rriturve, përdorimi i vazhdueshëm i pijeve energjike dhe suplementeve bën që ky kufi të kapërcehet me lehtësi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar