Sport
Jamie Carragher e vendos Arsenalin në krye të botës: Mbrojtja e tyre është pa konkurrencë
Reklamë e Sponsorizuar
Analisti i njohur dhe ish-mbrojtësi i Liverpool-it, Jamie Carragher, ka thurur elozhe për Arsenalin, duke e vlerësuar atë si ekipin më solid në fazën defensive në arenën ndërkombëtare, pas triumfit të arritur në udhëtim ndaj Liverpool-it në “Anfield”.
Duke folur gjatë transmetimit të emisionit sportiv “Monday Night Football” në “Sky Sports”, Carragher u shpreh se “Kjo skuadër nuk është thjesht më e mira në mbrojtje në Premier League. Mendoj se tashmë është skuadra më e mirë mbrojtëse në të gjithë botën”.
Gjatë analizës së tij, ai veçoi ndikimin kyç të kapitenit Martin Odegaard në aksioni që solli golin e fitores. Përveç asistimit fantastik të dërguar nga Declan Rice te Kai Havertz, eksperti I futbollit vuri në pah presingun e lartë dhe agresiv të mesfushorit norvegjez, që detyroi vendasit të dorëzonin zotërimin e topit në zonën e tyre të fushës.
Në përmbyllje të analizës, Carragher krahasoi këtë qasje me metodat e presionit që aplikojnë skufdrastë si Fulhami apo Brightoni, por saktësoi se në rastin e “Topçinjve”, intensiteti dhe mënyra e ushtrimit të presingut u treguan elementë përcaktues për fatin e takimit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: