Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Nis një kapitull tjetër në karrierë: Trajneri që besoi te Broja merr drejtimin e skuadrës së njohur

Redaksia Lajmetereja • 04-11-2026 12:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nis një kapitull tjetër në karrierë: Trajneri që besoi te Broja merr drejtimin e skuadrës së njohur
Skot Parker ka nisur zyrtarisht një aventurë të re në karrierën e tij, teksa do të drejtojë skuadrën e njohur në Championship gjatë këtij sezoni. Tekniku 46-vjeçar është zyrtarizuar ditën e sotme si trajneri më i ri i West Ham, duke zëvendësuar në këtë detyrë Nuno Espirito Santo. Ky i fundit u largua nga drejtimi pas serisë së rezultateve negative që shoqëruan klubin, madje edhe pas rënies në Championship. Gjatë karrierës së tij si lojtar, Parker ka mbrojtur ngjyrat e këtij klubi, periudhë gjatë së cilës u shpall për tri vite radhazi futbollisti më i mirë i skuadrës. Për më tepër, në vitin 1011 ai fitoi edhe çmimin prestigjioz si lojtari më i mirë në Angli, një arritje që më parë ishte regjistruar vetëm nga legjenda Bobi Mur. Strategu i njohur ka firmosur një kontratë dyvjeçare e gjysmë, ndërsa objektivi i tij kryesor do të jetë rikthimi i identitetit dhe ringjallja e skuadrës, e cila po kalon një periudhë të vështirë këtë edicion duke mos arritur pritshmëritë. Për shkak të kësaj lëvizjeje, në këtë sezon ai do të ketë si kundërshtarpikërisht Bërnlin, klub nga i cili u largua në javët e fundit të sezonit të kaluar, kur rënia nga Premier Liga ishte tashmë e pashmangshme. Vlen të theksohet se Skot Parker ishte njeriu kryesor që këmbënguli për transferimin e Armando Brojës te Bërnli, duke u përpjekur t'i dhinte minuta dhe besim të plotë sulmuesit të Kombëtares shqiptare, një mbështetje që nuk është më aq e rregullt pas largimit të tij nga ajo stol.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar