Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Aksident fatal në Itali, porta metalike i merr jetën 61-vjeçarit shqiptar në vendin e punës

Redaksia Lajmetereja • 04-11-2026 12:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Aksident fatal në Itali, porta metalike i merr jetën 61-vjeçarit shqiptar në vendin e punës
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Casaranos në Itali, në zonën e njohur si lagjja Spagnolo, ku një shtetas shqiptar ka gjetur vdekjen gjatë orarit të punës. Viktima është identifikuar si Bashkim Rushani, 61 vjeç, me origjinë nga Durrësi dhe banues prej shumë vitesh në këtë qytet italian. Ai ushtronte aktivitetin si sipërmarrës në fushën e ndërtimit, duke drejtuar kompaninë e tij individuale të njohur me emrin “Bashkim”. Sipas të dhënave paraprake nga terreni, aksidenti tragjik ndodhi ndërsa po kryheshin punime në një objekt banimi privat. Gjatë këtij procesi, 61-vjeçari u godit dhe u zunë poshtë nga një portë metalike rrëshqitëse. Edhe pse ekipet e shpëtimit dhe ndihmës së shpejtë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, plagët e marra ishin fatale dhe ata mundën të konstatonin vetëm vdekjen e tij. Forcat e rendit, konkretisht karabinierët, së bashku me inspektorët e autoriteteve kompetente për sigurinë dhe shëndetin në punë, zbarkuan menjëherë në vendngjarje. Ata po punojnë intenzivisht për të zbardhur dinamikën e plotë dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e mundshme të këtij fataliteti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar