Sport
Liga e Kombeve: Përfaqësuesja e Kosovës në futboll zbulon grupin dhe kundërshtaret e reja
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll (femrat) ka kuptuar fatin e saj në edicionin e ardhshëm të UEFA Ligës së Kombeve, ku do të bëjë pjesë në Ligën B.
Sipas njoftimit zyrtar nga Federata e Futbollit të Kosovës, shorti i hedhur të martën në zyrat qendrore të UEFA-s në Nion të Zvicrës e ka pozicionuar Kosovën në Grupin B4, krah kombëtareve të Sllovenisë, Turqisë dhe Hungarisë.
Trajnerja e Kosovës, Sanije Krasniqi, e ka cilësuar këtë short si të volitshëm për ekipin, duke vënë inkurs në rritjen e skuadrës dhe synimet për sfida të suksesshme. “Pa dyshim që Liga B është një nivel më i lartë se Liga C, por besoj se edhe ne jemi rritur si ekip dhe kemi potencial të mirë. Duke pasur parasysh kundërshtaret e mundshëm, mendoj se kemi pasur një short të favorshëm. Tani na mbetet që të përgatitemi me përkushtim dhe do të mundohemi të arrijmë rezultate pozitive në çdo ndeshje”, u shpreh Krasniqi.
Në këtë cikël të ri garues, Liga A dhe Liga B do të përbëhen nga 16 skuadra secila, ndërsa 22 përfaqësuese të tjera do të masin forcat në Ligën C.
Kalendari i ndeshjeve parasheh që dy xhirot e para të zhvillohen nga 23 shkurti deri më 6 mars 2027. Përballjet e xhiros së tretë dhe të katërt do të luhen përgjatë periudhës 13–24 prill, kurse faza e grupeve do të mbyllet me dy xhirot e fundit që do të ahen nga 7 deri më 15 qershor 2027.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: