Kronikë
Përplasje e fortë mes dy veturave në Gojbulë të Vushtrrisë, pamje nga vendi i ngjarjes
Reklamë e Sponsorizuar
Një aksident rrugor në të cilin janë përfshirë dy automjete ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë.
Sipas pamjeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, shihen qartë pasojat e kësaj përplasjeje, ku dy veturat e përfshira kanë pësuar dëme të mëdha materiale dhe kanë bllokuar një pjesë të rrugës.
Derisa dëmet materiale llogariten të jenë mjaft të larta, autoritetet ende nuk kanë dhënë ndonjë konfirmim zyrtar nëse ka pasur persona që kanë pësuar lëndime trupore.
Në lidhje me shkaqet dhe rrethanat se si erdhi deri te ky incident trafiku, Policia e Kosovës nuk ka lëshuar ende një komunikatë zyrtare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: