Sport
Gjysma e golave nga distanca të Barcelonës e mbajnë firmën e Yamalit
Reklamë e Sponsorizuar
Barcelona e Hansi Flickut po dëshmon se ka disa mënyra për t’i ndëshkuar kundërshtarët, ndërsa goditjet nga distanca janë shndërruar në një armë të rëndësishme të skuadrës katalunase.
Sipas gazetës “AS”, Barcelona ka realizuar tetë gola nga jashtë zonës në këtë sezon, ndërsa gjysma e tyre kanë autor Lamine Yamalin.
Ylli spanjoll ka shënuar katër gola të tillë, tre në La Liga dhe një në Ligën e Kampionëve.
Kjo statistikë dëshmon rëndësinë e tij në ofensivën e Barcelonës dhe aftësinë për të zgjidhur ndeshjet edhe me aksione individuale.
Përveç Yamalit, nga distanca këtë sezon kanë shënuar edhe Karim Adeyemi, Anthony Gordon, Dani Olmo dhe Joao Cancelo.
Barcelona kishte realizuar 15 gola nga jashtë zonës në La Liga sezonin e kaluar, ndërsa në edicionin 2024/25 kishte regjistruar 16 të tillë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: