Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Rama nga Brukseli: Protestat e dhunshme në Shqipëri lanë pas më shumë policë të plagosur se kudo tjetër në Evropë

Redaksia Lajmetereja • 03-11-2026 13:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Rama nga Brukseli: Protestat e dhunshme në Shqipëri lanë pas më shumë policë të plagosur se kudo tjetër në Evropë
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Samitin e Zgjerimit të “Euronews” në Bruksel, ka trajtuar edhe çështjen e protestave që kanë përfshirë vendin gjatë kësaj periudhe. Duke i krahasuar këto tubime me ato në shtetet evropiane, kreu i Qeverisë nënvizoi se veçoria në Shqipëri ka qenë shkalla e lartë e dhunës ndaj forcave të rendit, të cilat rezultuan pala më e dëmtuar nga këto ngjarje. “Është një martesë ku çdo gjë është e parashikueshme. Kur bëhet fjalë për të marrë më shumë është lehtësisht për ta parashikuar, ndërsa kur merr më pak befasohesh. Kjo do të jetë e dobishme për ne dhe për popullin shqiptar, pasi kemi punuar fort dhe kemi pasur edhe pengesat tona të brendshme. Jemi kujdesur të jemi në kohë dhe të ulemi e të diskutojmë me këta burokratë, të cilët dinë si të të torturojnë dhe të nxjerrin më të mirën prej teje”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij. Duke u ndalur te zhvillimet e muajve të fundit, ai përmendi se protestat e shfaqura lidhen me disa teori dhe dinamika shoqërore. “Gjatë 8-9 muajve të fundit kemi parë protesta që kanë nisur për çështje të caktuara dhe lidhen me dy teori. Është demokraci dhe njerëzit protestojnë, por nga ana tjetër mund të ketë edhe pakënaqësi të akumuluara”, tha ai. Duke krahasuar situatën me praktikat evropiane, Rama vuri theksin te pasojat në radhët e policisë. “Kishim protestues të dhunshëm dhe, ndryshe nga vendet e tjera që përballen me këto momente të dhimbshme, ne kishim dyfishin e të plagosurve nga radhët e policisë. Pra, policia ishte pala më e dëmtuar”, shtoi kryeministri. Në një bashkëbisedim të hapur, ku iu përgjigj pyetjeve dhe provokimeve nga paneli, Rama theksoi rëndësinë e përhershme të vetëkorrigjimit dhe përshtatjes. “Pikësëpari, ditën që do të mendoj se unë nuk kam nevojë të ndryshoj dhe se qeveria nuk ka nevojë të ndryshojë, atëherë do ta lë këtë punë. Unë dua të ndryshoj. Jeta ime është një jetë ndryshimesh në të gjitha aspektet, madje edhe në martesë. Kam ndryshuar në çdo lloj mënyre dhe gjithmonë, sepse unë jetoj për ndryshimin”, përfundoi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar