Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Përparim Rama Vetëvendosjes: “Punoni more naj sen!”

Redaksia Lajmetereja • 03-11-2026 10:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Përparim Rama Vetëvendosjes: “Punoni more naj sen!”
Publikuar më: Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj Vetëvendosjes së Prishtinës, duke e akuzuar për, siç e quan ai, “show politik” para Prokurorisë. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka kritikuar veprimet e Vetëvendosjes, duke ngritur pikëpyetje nëse përfaqësuesit e saj kanë ndërmarrë ndonjëherë iniciativa në të mirë të qytetarëve të kryeqytetit. “Vetëvendosja e Prishtinës i paska kapë do letra e paska shku edhe sot me bo një SHOW POLITIK para Prokurorisë”, ka shkruar Rama. Ai u është drejtuar edhe votuesve të kësaj partie, duke i pyetur nëse përfaqësuesit e tyre kanë bërë ndonjëherë ndonjë propozim në Asamblenë e Kryeqytetit në interes të qytetarëve. “A e keni pru najherë në Asamblenë e Kryeqytetit naj propozim në të mirë të qytetarëve të Prishtinës?”, ka pyetur Rama. Në fund të reagimit, kryetari i Prishtinës ka kritikuar qasjen e Vetëvendosjes, duke kërkuar nga përfaqësuesit e saj që të angazhohen më shumë në punën për qytetarët. “Apo keni hi n’Asamble me e lujt hetuesin, prokurorin, gjyqtarin, policin, zëdhënësin? Punoni, more, najsen!”, ka përfunduar Rama.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar