Kronikë
Seanca ndaj ish-kryetares së SHISH: Avokati shkon në Gjykatën e Posaçme, mungon Vlora Hyseni
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesi ligjor i ish-drejtores së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, ka marrë pjesë mesditën e sotme në seancën gjyqësore të caktuar në Gjykatën e Posaçme ndaj klientes së tij.
Avokati Kastriot Selita është pikasur në mjediset e institucionit të drejtësisë, ndërkohë që vetë ish-zyrtarja e lartë ka zgjedhur të mos paraqitet në këtë seancë gjyqësore.
Vlen të theksohet se kjo seancë ishte planifikuar fillimisht të mbahej një ditë më parë, mirëpo u shty për shkak të mungesës së organit të akuzës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: