Sport
Intervista e Ramës me gazetarin amerikan: Krimin e organizuar dhe ekzistencën e mafias shqiptare i quajti “gjepura”
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për gazetarin e njohur amerikan Andrew Callaghan, në kuadër të emisionit “Channel 5”, ku është ndalur te protestat e fundit të organizuara në Tiranë dhe te debatet rreth zgjerimit të krimit të organizuar shqiptar në tregjet ndërkombëtare.
Gjatë bisedës, kreu i qeverisë u pyet për tubimet dhe kërkesat e qytetarëve për ndryshim. Rama theksoj se administrata e tij i ka marrë parasysh shqetësimet e shfaqura në shesh dhe se disa prej pikave të ngritura nga protestuesit kanë nisur tashmë të gjejnë zbatim praktike në punën e qeverisë.
Nga ana tjetër, lidhur me raportimet ndërkombëtare për fuqizimin e grupeve kriminale dhe kontrollin e trafikut global të drogës, Rama i hodhi poshtë këto pretendime. Duke iu referuar një komunikimi që, sipas tij, e ka pasur me drejtuesin e SPAK, ai i cilësoi si “gjepura” pretendimet se ekziston një strukturë e mirëfilltë e quajtur “mafia shqiptare”.
Në vijim të intervistës, gazetari Callaghan e vuri theksin te të dhënat e institucioneve ndërkombëtare dhe raporteve të inteligjencës, përfshirë ato të DEA-s, të cilat flasin për ndikimin e grupeve shqiptare në tregjet e kokainës nga Londra e deri në Ekuador. Megjithatë, kreu i ekzekutivit përsëriti qëndrimin e tij se bëhet fjalë për individë të përfshirë në rrjete kriminale ndërkombëtare, njëlloj si shtetasit e çdo vendi tjetër, por jo për një organizatë unike mafioze që sundon botën e krimit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: