Sport
Magji në Turqi: Goli spektakolar i Ernest Muçit lidhet me një simbolikë të rrallë historike
Reklamë e Sponsorizuar
Ernest Muçi ka lënë sërish gjurmë në futbollin turk, duke qenë protagonist absolut në fitoren 2-0 që Trabzonspori arriti ndaj Gaziantepit më 1 nëntor, falë një perlë të realizuar nga distanca. Sulmuesi i talentuar i Kombëtares shqiptare po kalon një formë të shkëlqyer, duke u shndërruar në një nga emrat më të lakuar të mediave sportive vendase.
Përveç bukurisë së ekzekutimit, një statistikë interesante ka të do bëjë me minutën e 61-të të sfidës, moment kur Muçi mposhti portierin kundërshtar. Sipas të dhënave, ai është futbollisti i parë që shënon në këtë minutë të saktë brenda kampionatit turk, që prej muajit shtator të vitit 2023, kur Edin Visca kishte realizuar një gol të ngjashëm kur aktivizohej për Beshiktashin.
Kjo ngjarje ka marrë përmasa simbolike edhe për shkak të numrit 61, i cili përfaqëson kodin zyrtar të targave të qytetit të Trabzonit, një element mjaft i dashur dhe identifikues për mbështetësit vendas. Kjo lidhje ka shtuar edhe më shumë entuziazmin e tifozëve të pranishëm në shkallët e stadiumit.
Forma fantastike e skuadrës në shtëpi vijon e pandalur, ku Trabzonspori ka regjistruar deri më tani pesë fitore radhazi në po aq takime të zhvilluara para adhuruesve të tyre.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: