Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Barazim me vlerë ndaj Dinamos, trajneri Bellaj: Dëshmuam forcën tonë në fushë

Redaksia Lajmetereja • 02-11-2026 15:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Barazim me vlerë ndaj Dinamos, trajneri Bellaj: Dëshmuam forcën tonë në fushë
Përballja mes Vorës dhe Dinamos, e cila u mbyll me shifrat e barabarta 2-2, ka prodhuar reagimin e trajnerit të skuadrës vorake, Arjan Bellaj, i cili ka analizuar ecurinë e këtij takimi të rëndësishëm. Gjatë prononcimit të tij, tekniku u ndal te diferencat mes dy fraksioneve të lojës, duke vlerësuar reagimin e skuadrës në pjesën e dytë. Sipas tij, në 45-minutëshin e parë ekipi ushtroi presing të lartë, por lëvizjet dhe rotacionet e kundërshtarit shkaktuan vështirësi në pikat e duhura të fushës.

“Dua të përgëzoj çunat për pjesën e dytë. Pjesën e parë e kishim zgjidhur duke bërë presing lart. Me rotacionet që bëri Dinamo, me atë që ka Dinamon, është pak e vështirë. Disa herë i kapëm, disa herë jo rotacionet që bënin dhe na dilnin shumë thjesht”, u shpreh Bellaj.

Në vijim të analizës, ai tregoi ndryshimet taktike që sollën përmirësimin e lojës dhe neutralizimin e rrezikshmërisë kundërshtare, duke përmendur edhe angazhimin e futbollistëve në fushë dhe golin e barazimit.

“Në pjesën e dytë korrigjuam mesfushën që kishim problem. Futëm Gjylën pak në qendër. Në pjesën e dytë nuk kishin mundësi vertikalizimi dhe as rotacioni, atë që bënte Dinamo. Mbyllëm qendrën dhe lamë krahët hapur. Dua të përgëzoj çunat. Vrapi, Zuna, Daku dhe Halabaku nga ai krah. Pjesën e dytë pësuam gol nga gabimi ynë, por gabimet ndodhin në futboll. Erdhi barazimi me golin e Dakës, ishte i shkëlqyer dhe dua ta falenderoj”, shtoi trajneri.

Në lidhje me mungesat e mundshme në formacion, trajneri theksoi se disiplina taktike mbetet çelësi i suksesit, ndërsa shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë lojtarët, qofshin ata titullarë apo të ardhur nga stoli.

“Sot nuk mund të theksoj se u ndjenë mungesat. Dhe këto që luajtën, me detyrat që bëjnë ato që mungonin, besoj se është kryesorja disiplina taktike që ne kemi. Nga të gjithë, si ai titullar dhe ai që vjen nga stoli. Për këtë dua të përgëzoj çunat. Morëm 1 pikë me Dinamon. Kemi momente pozitive dhe dua ta vazhdojmë kështu”, u shpreh ai.

Në mbyllje të prononcimit të tij, Bellaj u shpreh tejet i kënaqur me ecurinë e përgjithshme dhe me pikët e grumbulluara deri tani, duke bërë një krahasim me sezonin e kaluar dhe duke theksuar rëndësinë e paraqitjeve si brenda ashtu edhe jashtë fushe.

“Jam shumë i kënaqur. Kemi disa ndeshje që japim maksimumin. Luajmë mirë, kemi marrë pikët tona. Jam shumë i kënaqur po ta krahasoj me vitin e kaluar, me pikët që kemi marrë në fushën tonë. Kjo është ajo që duhet të jemi. Të jemi të fortë në fushën tonë. Jashtë fushe e kemi mundësinë që të shprehemi dhe të marrim pikët e duhura”, përfundoi Bellaj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar