Sport
Jubile i madh për Bellingham te Reali: Diomande është një talent i jashtëzakonshëm
Reklamë e Sponsorizuar
Mesfushori anglez Jude Bellingham ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në karrierën e tij me fanellën e Real Madridit, pasi ka arritur kuotën e 50 golave të shënuar për gjigantët spanjollë.
“Është një arritje tejet e veçantë të kapësh shifrën e 50 golave me Real Madridin. Kjo ka vlerë jo thjesht për ambiciet e mia personale, por mbi të gjitha për grupin. Është thelbësore që secili lojtar të kontribuojë me gola dhe të bëjë diferencën në fushë. Herë do të jetë Mbappe, herë Vini Jr., Arda Güler apo unë vetë, por primare mbetet ndihma ndaj skuadrës”, u shpreh Bellingham në një prononcim për kanalet zyrtare të klubit.
Gjatë fjalës së tij, ylli anglez nuk la pa përmendur edhe supergolin e shënuar nga Yan Diomande, i cili vulosi epërsinë e tretë të madrilenëve para se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes.
“Realizoi një gol fenomal. Nuk isha në dijeni se zotëronte një goditje të tillë, por ai është vërtet i zoti. Edhe goli ndaj Leipzigut ishte i mrekullueshëm. Bëhet fjalë për një futbollist unik dhe jemi jashtëzakonisht të gëzuar që e kemi pjesë të grupit tonë”, u shpreh ai.
Duke analizuar ecurinë e skuadrës, Bellingham vlerësoi lart paraqitjen e përgjithshme, duke nënvizuar se triumfi ndaj Racingut mbante peshë të madhe pas suksesit të arritur në “Camp Nou” përballë Barcelonës.
“Tani fokusi ynë kryesor është te sfida e radhës. Fitorja ndaj Barçës ishte fantastike, njësoj si kjo e sotmja, por tashmë jemi të përqendruar plotësisht te ndeshja kundër AEK-ut dhe më pas te ajo me Valencian. Askush nuk po bën llogari më larg se kaq”, shtoi mesfushori kreativ.
Në mbyllje të prononcimit të tij, ai solli në vëmendje edhe rëndësinë e ruajtjes së portës së paprekur, duke ia dedikuar këtë meritë gjithë ekipit, me theks të veçantë te reparti i prapavijës dhe dy portierët, Thibaut Courtois e Andriy Lunin.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: