Aktuale
Valë tragjedish në Gjilan: Pesë viktimë brenda pak javësh tronditin opinionin publik
Reklamë e Sponsorizuar
Rajoni i Gjilanit është përfshirë nga frika dhe tronditja gjatë tri javëve të fundit, pasi një seri ngjarjesh të rënda ka lënë pas pesë të vdekur në rrethana tragjike.
Seria e krimeve nisi më 9 tetor në fshatin Livoç i Poshtëm, ku një 27-vjeçare dhe vëllai i saj 31-vjeçar mbetën të vrarë, ndërsa një 48-vjeçar u plagos rëndë. Sipas të dhënave nga Prokuroria, i dyshuari për këtë ngjarje ishte një 38-vjeçar, ndërsa arsyet e këtij akti mbetën të panjohura.
Vetëm 48 orë më vonë, më 11 tetor, një tjetër jetë u shua nga armët e zjarrit në fshatin Pogragjë, ku viktimë mbeti një 29-vjeçar. I dyshuari kryesor për këtë krim, që dyshohet të jetë babai i viktimës, u arratis nga vendi i ngjarjes, duke detyruar Policinë të nisë menjëherë aksionin e kërkimit.
Tragjedia e radhës ndodhi mbrëmjen e 1 nëntorit në fshatin Demiraj, ku dy persona, një 27-vjeçar dhe një foshnjë, u gjetën pa shenja jete. Lidhur me këtë ngjarje, e cila është kualifikuar si “Vrasje e rëndë”, uniformat blu arrestuan një 65-vjeçar, i cili është babai i viktimës së rritur, ndërkohë hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat.
Pas kësaj ngjarjeje tronditëse ka reaguar edhe i pari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave.
"Sot komuna jonë u trondit nga lajmi i rëndë për humbjen e dy jetëve në fshatin Demiraj. Në këto momente të vështira, ndajmë dhimbjen me familjarët", ka deklaruar Hyseni.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: