Politikë
Mbyllet procesi i votimit në Bërvenicë, qytetarët në pritje të rezultateve të para
Reklamë e Sponsorizuar
Kanë përfunduar zgjedhjet e parakohshme për kryetarin e Komunës së Bërvenicës, ndërsa procesi i votimit është mbyllur zyrtarisht pas një dite të qetë në të gjitha qendrat e votimit që kishin hapur dyert që prej orës 07:00 të mëngjesit.
Sipas shifrave zyrtare të bëra publike nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), deri në orën 18:30 pjesëmarrja e qytetarëve në votime ka arritur në 53 për qind, respektivisht 8.595 votues kanë ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese.
Banorët e dhjetë vendbanimeve të kësaj komune dolën sot në kutitë e votimit për të zgjedhur drejtuesin e ri, i cili do të pasojë në këtë detyrë ish-kryetarin Jovica Ilievski, i cili ndërroi jetë më 23 qershor të këtij viti.
Pas ndarjes nga jeta të ish-kryetarit dhe deri në këtë proces zgjedhor, funksionin e të parit të komunës e ka ushtruar përkohësisht Robert Miloseski, ndërsa tashmë opinion publik është në pritje të shpalljes së rezultateve të para nga autoritetet zgjedhore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: