Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Trazirat në Tiranë: Arrestohet shtetasi amerikan, dyshohet se hodhi molotov gjatë protestës

Redaksia Lajmetereja • 01-11-2026 15:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Trazirat në Tiranë: Arrestohet shtetasi amerikan, dyshohet se hodhi molotov gjatë protestës
Policia e Tiranës ka vënë në pranga gjashtë persona në lidhje me aktet e dhunës të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar të shtunën në kryeqytet, mes të cilëve figura e një shtetasi amerikan ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve. Bëhet fjalë për Kevin Radosevich, me origjinë sllave dhe banues në Kaliforni, i cili është ndaluar pasi dyshohet se është përfshirë në skena dhune. Ai është fotografuar në momentin kur dyshohet se ka shpërndarë kokteje molotov në drejtim të turmës. Ky ndalim shënon rastin e dytë brenda dhjetë ditëve të fundit që një shtetas amerikan bie në prangat e policisë shqiptare në rrethana të ngjashme. Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, gjatë tubimit protestuesit kanë ushtruar dhunë ndaj forcave të rendit, duke i kundërshtuar dhe goditur me mjete të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, si dhe me sfera e vida metalike. Përveç gjashtë të arrestuarve, autoritetet policore kanë nisur procedimet penale në gjendje të lirë për tre persona të tjerë, ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim dhe vijojnë kërkimet për kapjen e tyre.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar