Sport
Spektakël në Bernë: Zurich triumfon ndaj Young Boys, shkëlqejnë Hoxha dhe Kamberi
Reklamë e Sponsorizuar
FC Zurich ka realizuar një fitore mbresëlënëse në udhëtim ndaj Young Boysit, me rezultatin spektakolar 5:3, në kuadër të javës së 12-të në elitën e futbollit të Zvicrës.
Në këtë duel me gjashtë gola dhe kthesa të njëpasnjëshme, kontribut vendimtar dhuruan futbollistët shqiptarë. Selmin Hoxha u fut në lojë nga stoli për t'u shndërruar në heroin e ndeshjes me një gol dhe një asistim, kurse kapiteni Lindrit Kamberi e nisi takimin si titullar.
Sipas raportimeve të medias helvete “Blick”, gjithçka mori kthesën kur Zurich fitoi një goditje dënimi në minutën e 82-të pranë zonës kundërshtare. Kamberi lëshoi një gjuajtje të fuqishme, të kuruar fillimisht nga portieri Keller. Edhe pse Stefan Bukinac nuk ia dol të konkretizonte, ishte i vëmendshmi Hoxha ai që përfitoi nga rasti dhe e dërgoi topin në rrjetë për epërsinë 3:4.
Pak para përfundimit të takimit, saktësisht në minutën e 90+2-të, Selmin Hoxha prodhoi edhe një asistim perfekt nga krahu i djathtë, duke i dhënë mundësinë Umeh Emmanuel të shënojë golin e pestë dhe të vulosë rezultatin përfundimtar 3:5.
Për vendasit e Young Boysit realizuan Essende (22’, 29’) dhe Sanches (40’), ndërsa triumfi i Zurichut u ndërtua nga golat e Keny (12’, nga penalltia), Emmanuel (25’, 90+2’), Comenencia (60’) dhe Selmin Hoxha (82’).
Falë këtij suksesi të madh në transfertë, dyshja shqiptare Kamberi dhe Hoxha festojnë pikë të plota që ngrenë moralin e skuadrës.
Pas kësaj xhiroje, Young Boys mbetet e dyta në tabelë me 25 pikë, derisa FC Zurich pozicionohet dy shkallë më poshtë, në vendin e katërt me 20 pikë të mbledhura.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: