Aktuale
A do të martohen Selin Bollati dhe DJ Gimbo? Fituesja e njohur thyejnë heshtjen për datën e madhe
Reklamë e Sponsorizuar
Selin Bollati, triumfatorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, e cila më parë kishte paralajmëruar se martesa e saj me DJ Gimbon do të kurorëzohet pikërisht në datën 5, vijon të ruajë misterin rreth detajeve të tjera të ceremonisë.
Gjatë paraqitjes së saj mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, moderatorja Orinda Huta është përpjekur t’i nxjerrë asaj ndonjë të fshehtë rreth dasmës. Megjithatë, balerina e njohur ka preferuar të mos bëjë të ditur muajin dhe as vitin se kur do të mbahet ngjarja e multpërfolur me ish-banorin e shtëpisë më të ndjekur në vend.
“E sigurt që do të jetë më datë 5, kaq mund të them”, u shpreh prerazi Selin Bollati.
Gjatë bisedës në studio, debati mes vajzave ka vazhduar me tone humori:
Orinda: Kishim dëgjuar se dasmën e kishit caktuar, apo e shtytë prapë?
Selin: Unë kam thënë një datë në horizont.
Orinda: Data 5? Po cila 5, se tetori iku, tani nëntori…
Selin: E sigurt që do të jetë më datë 5 Orinda, kaq mund të them.
Ori: Deri në dhjetor do t’a pyesim prapë, çdo muaj.
Mira: Të shtunën tjetër ditën, pastaj muajin.
Selin: T’a kthejmë në serial them, t’a propozojmë dhe në Netflix.
Mira: Ti e bën mirë serialin, ke talent, e mban.
Selin: Aktrimin e kam shumë qejf, e kam pasion, por jo në këtë rast.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: