Politikë
Zgjedhjet në Bërvenicë: KSHZ miraton ankesën e parë, qytetarit i kthehet e drejta e votës
Reklamë e Sponsorizuar
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka aprovuar një ankesë lidhur me mbrojtjen e së drejtës zgjedhore gjatë balotazhit në Komunën e Bërvenicës, duke i dhënë mundësi një qytetari që të marrë pjesë në procesin e votimit.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i KSHZ-së, Bojan Mariçiq, i cili ka theksuar se kjo është e vetmja paraqitje e kësaj natyre e regjistruar deri në këto momente të procesit zgjedhor.
"Lidhur me mbrojtjen e të drejtës zgjedhore, deri tani është parashtruar një kundërshtim, i cili është miratuar dhe votuesit i është mundësuar të votojë", deklaroi Mariçiq.
Banorët e Bërvenicës po u drejtohen sot kutive të votimit për të zhvilluar raundin e dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për të parin e komunës.
Këto zgjedhje të jashtëzakonshme u thirrën pasi ish-kryetari i komunës, Jovica Ilievski, ndërroi jetë gjatë muajit qershor.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: