Sport
Formë e shkëlqyer e Liridon Berishës në Zvicër: Shënon gol spektakolar ndaj Grasshoppersit
Reklamë e Sponsorizuar
Futbollisti shqiptar Liridon Berisha ka lënë gjurmë në xhiron e 12-të të kampionatit zviceran, duke u futur në listën e golashënuesit në barazimin 2:2 që skuadra e tij, Vaduz, regjistroi në udhëtim te Grasshoppersi.
Berisha tfaqi aftësi të larta teknike në minutën e 15-të, kur realizoi një gol të bukur me volej, duke kaluar skuadrën e Vaduzit në epërsi të hershme në këtë duel.
Për vendasit e Grasshoppersit, rrjetën e gjetën Gibelalde në minutën e 24-të dhe Lee Young-Jun në minutën e 88-të, ndërsa te Vaduzi, përveç Berishës, shënoi edhe Cabrera në minutën e 64-të.
Kjo përballje solli edhe ndëshkumë disiplinore për dy lojtarë shqiptarë, të cilët u ndëshkuan me kartonë të verdhë. Lutfi Dalipi u ndëshkua në minutën e 35-të, ndërsa Bujar Pllana u ndëshkua në minutën e 40-të.
Në aspektin e përbërjeve, Grasshoppersi e nisi takimin me tre futbollistë shqiptarë që nga minuta e parë: kapitenin Amir Abrashi, Bujar Pllanën dhe Samuel Krasniqin. Në krahun tjetër, Liridon Berisha dhe Lutfi Dalipi e nisën ndeshjen si titullarë për Vaduzin.
Pas zhvillimit të 12 javëve në këtë garë, Vaduzi pozicionohet në vendin e nëntë me një total prej 10 pikësh, duke ndarë pikë të barabarta me Grasshoppersin, i cili renditet dy shkallë më poshtë në tabelën e klasifikimit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: