Politikë
Zgjedhjet në Bërvenicë: Nisin votimet për personat e sëmurë dhe të burgosurit
Reklamë e Sponsorizuar
Kanë nisur zyrtarisht votimet për rrethin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës. Siç bën të ditur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), në këtë proces paraprak kanë të drejtë vote gjithsej 107 qytetarë të regjistruar si të sëmurë ose të pafuqishëm, si dhe 9 persona që ndodhen në vuajtje të dënimit me burg.
Procesi zgjedhor për këta të fundit po zhvillohet në tri institucione ndëshkuese-përmirësuese të vendit, konkretisht në qytetin e Shkupit, Shtipit dhe Tetovës. Vendvotimet për këtë kategori janë hapur që në orën 07:00 të mëngjesit.
“Votimi sot ka filluar në orën 07:00 të mëngjesit”, thuhet në nomimin zyrtar.
Ndërkohë, nga KSHZ-ja informojnë se mbarëvajtja e balotazhit për kreun e Komunës së Bërvenicës do të ndiqet nga afër prej 61 vëzhguesve të certifikuar, ku 56 prej tyre janë vendas, ndërsa 5 të tjerë vijnë nga organizata dhe misione ndërkombëtare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: