Aktuale
Diskutim i ashpër në Big Brother VIP Kosova: Zoja dhe Vjollca analizojnë protestat kundër dhunës ndaj grave
Reklamë e Sponsorizuar
Shtëpia më e famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, ka shërbyer sërish si arenë e diskutimeve për çamente të ndjeshme sociale, ku banoret Zoja dhe Vjollca kanë sjellë në vëmendje protestën e fundit të zhvilluar në Prishtinë kundër dhunës ndaj grave.
Gjatë bashkëbisedimit të tyre, dy konkurrentet shtruan një pyetje kyçe për natyrën e shoqërisë sonë, duke aluduar mbi përputhshmërinë mes sjelljes së individëve brenda mureve të shtëpisë dhe asaj në hapësirën publike.
Duke komentuar fenomenin, Zoja u shpreh: “A je i njëjtë edhe n’shpi, se protesta mundet me u mbush… Qe mas qatij rasti që u bo, që dul protesta, prap dulen në të njëjtin qytet prap dhunë në familje. Kaniherë sa ma shumë dalin e thonë stop, qaq ma shumë dhezen”.
Në të njëjtën linjë, Vjollca vuri theksin te domosdoshmëria e edukimit qytetar dhe ndërgjegjësimit kolektiv rreth këtij problemi alarmant, duke këmbëngulur se aktet e dhunës nuk duhet të kalojnë në heshtje apo të normalizohen nga opinioni publik.
Ajo shtoi: “Këto janë tema që ja duhet me u mësu ky popull, ja s’duhet me u ndal. Nuk mundet me u shtyp ajo që po t’man, që gjithçka vjen prej saj…”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: