Kronikë
Dorëheqja e Gazmend Hoxhës, reagon bashkëshortja e tij: Po të lejonin, do të përballeshe me çdo sfidë
Reklamë e Sponsorizuar
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në vend, respektivisht vrasjes së Arlinda Zekajt nga vëllai i ish-bashkëshortit të saj, Gazmend Hoxha ka paraqitur të premten dorëheqjen e tij nga posti i drejtorit të Policisë.
Kjo lëvizje erdhi në një kohë kur ministrat Xhelal Sveçla dhe Donika Gërvalla nuk panë arsye për të dhënë dorëheqjen e tyre, ndërsa Hoxha kërkoi zyrtarisht lirimin nga detyra.
Lidhur me këtë vendim, bashkëshortja e tij ka bërë një reagim publik në rrjetin social Facebook, duke theksuar se përgjegjësia nuk nënkupton gjithmonë largimin kur ndodh një tragjedi, por përballjen me të vërtetën.
"Përgjegjësia më e madhe është të qëndrosh, të përballesh me të vërtetën dhe të rindërtosh besimin. Ti je prej atyre që po të të linin, me përgjegjësi dhe profesionalizëm do të përballeshe, sa herë që paraqitet nevoja", ka shkruar ajo.
Ajo ka shtuar gjithashtu se ai ka dëshmuar përkushtim ndër vite: "Gjithmonë ke qëndruar dhe je përballur me sfidat e organizatës dhe Atdheut, në luftë dhe pas saj, me maturi dhe vendosmëri".
Në ndërkohë, gjatë ditës është bërë publike edhe letra që Hoxha i ka drejtuar kryeministrit Albin Kurti, ku ndër të tjera theksohet se asnjë funksion nuk qëndron mbi interesat e shtetit dhe besimin e qytetarëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: