Politikë
“Shpresoj ta shoh prapa grilave” – Deputeti i Vetëvendosjes ashpër ndaj kryetarit Përparim Rama
Reklamë e Sponsorizuar
Zhvillimet e fundit rreth ftesës për intervistim nga Prokuroria Speciale për kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, lidhur me iniciativën “Arkitekti i Qytetit”, kanë ngjallur reagime të forta në skenën politike. Lëvizja Vetëvendosje e ka mirëpritur këtë proces, ndërsa deputeti i kësaj partie, Egzon Azemi, ka shprehur hapur qëndrimin e tij se dëshiron ta shohë të parin e kryeqytetit prapa grilave sa më parë.
“Shpresoj e besoj që sa më parë të përfundojë në burg z. Rama,” u shpreh Azemi gjatë një paraqitjeje televizive.
Sipas ligjvënësit të pushtetit, kreu i Komunës së Prishtinës i ka shkaktuar dëme të rënda buxhetit lokal përmes këtij projekti. Ai ka theksuar se Rama mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë penale për mënyrën se si janë menaxhuar fondet publike në këtë rast.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: