Kronikë
Modernizimi i Policisë së Shtetit: Mbërrijnë 5 mijë kamera trupi, efektivët do t'i mbajnë gjatë gjithë shërbimit
Reklamë e Sponsorizuar
Pajisjet e reja teknologjike kanë mbërritur në vendin tonë dhe janë gati për t'u shpërndarë pranë të gjitha drejtorive vendore të Policisë së Shtetit, ku faza e parë e këtij procesi do të nisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Sipas planit, faza e parë e pajisjes me këto kamera do të fokusohet tek efektivët e Policisë Rrugore, të cilët do të jenë të detyruar t'i mbajnë ato gjatë gjithë orarit të tyre të punës. Ky projekt më pas do të zgjerohet për të përfshirë të gjitha strukturat e tjera policore në territorin shqiptar.
Një nga risitë më të rëndësishme të këtij mekanizmi është lidhja direkte me Sallat Operative të Policisë. Këto të fundit do të kenë aftësinë të monitorojnë dhe të aktivizojnë kamerat në kohë reale, duke mos i lënë mundësi punonjësit të policisë që të ndërhyjë apo të manipulojë pamjet e regjistruara.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: