Sport
Pas disfatës nga Real Madridi, Braxton Key zbulon synimet e Fenerbahçes: Jemi në fazë mësimi
Reklamë e Sponsorizuar
Fenerbahçe Beko është mposhtur në udhëtim nga Real Madridi me rezultatin 95:76, në kuadër të Euroligës në basketboll.
Pas këtij ballafaqimi, skuadra nga Stambolli ka pësuar humbjen e tretë këtë edicion, ndërsa gjiganti spanjoll ka arritur në kuotën e gjashtë fitoreve.
Lojtari i skuadrës turke, Braxton Key, ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku ka analizuar ecurinë e fundit dhe paraqitjen e grupit.
“Bilanci ynë në këtë seri sfidash si mysafir është 2:2. Natyrisht që ambicia jonë ishte të merrnim katër fitore nga po aq ndeshje, mirëpo edhe kjo është pjesë e rrugëtimit”, ka deklaruar fillimisht ai.
Sipas tij, pavarësisht sfidave në secilën përballje, ekipi ka ruajtur unitetin dhe nuk është dorëzuar asnjëherë. “Në çdo ndeshje jemi përballur me vështirësi, por asnjëherë nuk e kemi fajësuar njëri-tjetrin dhe nuk kemi ndaluar së luftuari për njëri-tjetrin. Edhe kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshironi, gjithmonë mund të nxirrni një mësim pozitiv”, shtoi Key.
Basketbollisti theksoi se edicioni sapo ka nisur dhe se sfidat aktuale shërbejnë për t'u rritur si grup. “Sezoni sapo ka filluar dhe këto janë përvoja nga të cilat mund të mësojmë dhe të përparojmë. Është më mirë t'i përjetojmë këto gjëra tani sesa më vonë gjatë sezonit.”
Në mbyllje të reagimit të tij, ai ka vënë in focus sfidat logjistike dhe nevojën për kohë që skuadra të arrijë nivelin optimal. “Kemi shumë për të mësuar, shumë gjëra për të përmirësuar dhe ende po përpiqemi ta gjejmë ritmin tonë. Gjërat e mëdha kërkojnë kohë. Katër qytete për nëntë ditë, ishte një periudhë shumë e vështirë!”
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: