Aktuale
I dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge, ekstradohet nga Shijaku 40-vjeçari
Reklamë e Sponsorizuar
Autoritetet kanë finalizuar ekstradimin drejt shtetit italian të një 40-vjeçari nga Shijaku, i cili rezulton i dënuar me më shumë se shtatë vite heqje lirie për përfshirje në një organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Bëhet fjalë për shtetasin Fatjan Stafa, i njohur edhe me mbiemrin Dushku. Ai ishte shpallur fajtor nga Gjykata e Apelit e Firences, e cila e kishte dënuar përfundimisht me 7 vite, 7 muaj e 12 ditë burg për veprat penale të grupit të strukturuar kriminal dhe tregtimit të paligjshëm të lëndëve narkotike.
Bazuar në dokumentacionin hetimor, gjatë harkut kohor mars 2009 – korrik 2013, Stafa, në bashkëpunim me disa bashkatdhetarë të tjerë, ka marrë pjesë në trafikimin e kokainës nga Holanda drejt Italisë. Ai dyshohet se ka shërbyer si person kyç ndërmjetës, duke koordinuar veprimet që nga sigurimi i lidhjeve e deri te shpërndarja finale e mallit të paligjshëm.
Pas përfundimit të procedurave të transferimit, 40-vjeçari i është dorëzuar autoriteteve italiane, ku do të shlyejë edhe pjesën e mbetur të dënimit të caktuar nga gjykata e atjeme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: