Aktuale
Tragjedia në Pejë: Institucioni financiar merr vendim për fshirjen e plotë të kredisë së Arlinda Zekajt
Reklamë e Sponsorizuar
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) ka ndërmarrë një hap humanitar dhe institucional, duke vendosur që t'ia falë plotësisht borxhin e kredisë së ndjerës Arlinda Zekaj, e cila u vra tragjikisht më 25 tetor në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Nëpërmjet një deklarate zyrtare për media, institucioni financiar bëri të ditur se ky vendim erdhi pas një analize të hollësishme të rrethanave dhe vlerësimit të ndjesisë që ka prodhuar kjo ngjarje e rëndë në opinionin publik.
“Institucioni ynë, Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), njofton opinionin publik se, pas shqyrtimit të rrethanave dhe vlerësimit të rastit, ka marrë vendim për faljen e plotë të borxhit të kredisë së regjistruar në emër të së ndjerës, znj. Arlinda Zekaj”, thuhet në njoftimin e tyre.
Sipas përfaqësuesve të KRK-së, ky veprim është ndërmarrë me qëllim të trajtimit të këtij rasti tragjik në mënyrë sa më të përgjegjshme dhe profesionale nga ana institucionale.
Gjithashtu, është konfirmuar se i gjithë detyrimi financiar do të shuhet tërësisht, ndërsa strukturat përkatëse kanë nisur tashmë procedurat administrative dhe financiare për përmbylljen e këtij procesi.
Kujtojmë se kjo ngjarje tronditëse ndodhi në Vitomiricë të Pejës, ku Arlinda Zekaj dyshohet se u privua nga jeta nga kunati i saj, Albert Sylaj.
Vrasja e saj alarmoi shoqërinë dhe nxiti reagime të ashpra publike, duke rikthyer në vëmendje shqetësimet rreth efikasitetit të institucioneve në trajtimin e denoncimeve dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës.
Në fund të njoftimit, KRK-ja ka rikonfirmuar përkushtimin e saj ndaj vlerave të përgjegjësisë sociale, transparencës dhe qasjes korrekte ndaj rasteve të ndjeshme shoqërore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: