Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Tragjedia në Pejë, Avokati i Popullit: Vrasja e Arlinda Zekajt dëshmon dështimin e institucioneve shtetërore

Redaksia Lajmetereja • 30-10-2026 13:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tragjedia në Pejë, Avokati i Popullit: Vrasja e Arlinda Zekajt dëshmon dështimin e institucioneve shtetërore
Kosova duhet të hapë menjëherë një debat mbarëkombëtar për ta trajtuar barazinë gjinore, dhunën ndaj grave dhe atë në familje si çështje të sigurisë dhe interesit nacional. Kështu ka deklaruar Avokati i Popullit, Naim Qelaj, gjatë një fjalie të mbajtur për këtë temë. Këto komente Qelaj i bëri gjatë raportimit të tij para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione. Në qendër të diskutimeve ishte rasti tronditës i vrasjes së Arlinda Zekajt, ngjarje kjo që ka tronditur opinionin publik. Gjatë fjalës së tij, Avokati i Popullit theksoi se mënyra se the si trajtua dhe përfundoi rasti i Arlinda Zekajt dëshmon qartazi se ka pasur lëshime dhe dështime institucionale në përpjekjet për të parandaluar krime të tilla makabre. Kujtojmë se e ndjera Arlinda Zekaj u privua nga jeta të dielën në fshatin Vitomiricë të Pejës, krim ky që dyshohet se u krye nga kunati i saj. Ngjarja ështe shoqëruar me valë të shumta reagimesh dhe protestash qytetare e institucionale në mbarë vendin. Si pasojë e përgjegjësisë rreth këtij rasti, ditën e sotme ka dhënë dorëheqje drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ndërsa një ditë më parë u mor vendimi për suspendimin e kryeprokurores së Pejës, Lumturie Vuçetaj, prokurores Arlinda Nallbani-Gacaferri, si dhe 11 zyrtarëve policorë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar