Sport
Gjigantët e Premier Ligës vënë në shënjestër talentin e PSG-së, Juventusi synon goditjen e madhe në janar
Reklamë e Sponsorizuar
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Desire Doue, ka bërë për vete disa prej skuadrave më të njohura të kampionatit anglez, ndërkohë që Juventusi vijon përpjekjet këmbëngulëse për të siguruar shërbimet e Folarin Balogun, i cili mbetet objektivi kryesor për merkaton e dimrit.
Sipas informacioneve të publikuara nga “TEAMtalk”, Arsenal, Çelsi dhe Mançester Siti po ndjekin me vëmendje situatën e anësorit francez, Desire Doue, një garë ku është përfshirë edhe gjiganti gjerman, Bajerni i Mynihut.
Megjithatë, të gjitha skuadrat e interesuara pritet të përballen me një sfidë të vështirë, pasi drejtuesit e PSG-së po avancojnë ndjeshëm në bisedimet për rinovimin e kontratës me 21-vjeçarin e kombëtares franceze, me qëllim që t'i sigurojnë atij një të ardhme në Paris edhe pas vitit 2029.
Në krahun tjetër, “Tuttosport” bën me dije se Juventusi e ka kthyer sulmuesin e Monakos, Folarin Balogun, në prioritet absolut për sesionin e transferimeve të janarit, duke u bazuar në kritere teknike dhe financiare. Lojtari 25-vjeçar i Përfaqësueses së SHBA-së duket drejt largimit nga Monako, pasi dështoi kalimi i tij te Evertoni gjatë verës për shumën e 40 milionë eurove.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: