Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Përplasja në Kuvend për infrastrukturën: 80 milionë euro të shpenzuara dhe pikëpyetjet rreth cilësisë së punimeve

Redaksia Lajmetereja • 29-10-2026 11:46
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Përplasja në Kuvend për infrastrukturën: 80 milionë euro të shpenzuara dhe pikëpyetjet rreth cilësisë së punimeve
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka drejtuar kritika të ashpra në drejtim të ministrit të Infrastrukturës, Dimal Basha, lidhur me zvarritjen e projekteve kapitale dhe menaxhimin e buxhetit. Gjatë diskutimit, Bajrami i kujtoi ministrit se dikasteri që ai drejton është trashëguar nga vetë Lëvizja Vetëvendosje dhe jo nga subjektet e tjera politike, duke shtuar se qeverisja gjashtëvjeçare po përcillet me dështime të dukshme në terren. ‘’Sinqerisht po e kuptoj se pse të gjitha rrugët dhe projektet e nisura edhe sot e kësaj dite janë pa përfunduar. I ke shpenzu 80 milionë euro, po thu që janë kry 82% e punëve, edhe po thu ‘’kam me kontraktu kompani ndërkombëtare për më e pa cilësinë dhe sasinë e punëve të kryera’’. Sa punëtorë i ki o ministër?'', u shpreh ajo. Sipas deputetes, paralajmërimi i ministrit për angazhimin e kompanive ndërkombëtare që do të vlerësojnë sasinë, cilësinë dhe do të bëjnë projektimin për fazën e mbetur, vjen shumë vonë dhe dëshmon keqmenaxhim. ‘’Ti nuk e ke marrë ministrinë as prej LDK’së, as prej PDK’së as prej Aleancës, e ke marrë prej ministrit të LVV’së. Qe gjashtë vjet jeni në qeverisje. Po don me kontraktu kompani për më pa sasinë dhe cilësinë e punëve, dhe për me ta bo projektimin për pjesën e mbetur. Këto punë kryhen në fillim të projektit ministër. I ke pagu 82 milionë e tash don me kontrollu cilësinë. Më të vërtetë ky është dështim. Na kërkojmë përgjegjësi. Ma e mira kish me qenë me hap tenderë ndërkombëtar me e pru një qeveri ndoshta me i pru projektet në veti’’, përfundoi Bajrami.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar